Antarsohu në Shoqatë

1.1 Llojet e anëtarësisë:
Anëtarët e shoqatës përmblidhen në:
a) Anëtarë të rregullt ( Kryesia e shoqatës)
b) Anëtarët më të afërt.
c) Anëtarë miq  ( Dollogozhdarët kudo që ndodhen në Botë)
si dhe
ç) Anëtarë të nderit
(a)  Anëtarë të rregullt  ( Këshilli I Shoqatës) jan personat të cilat jan në kryesin e Shoqatës të cilët rregullisht bashkpunojnë për çështjen e shoqatës,caktojn mbledhje, vendin e mbledhjes, organizojn manifestime të ndryshme dhe turnire futbollistike, I njoftojnë anëtarët për çdo të re dhe ndryshim dhe po ashtu paguajnë rregullisht kuotat vjetore

b) Anëtarët më të afërt jane ata, të cilët bashkpunojnë rregullisht për çështjen e shoqatës dhe që paguajnë rregullisht kuotat vjetore. Po ashtu jan anëtarët të cilët zakonisht u përgjigjen thirrjeve të kryesis së shoqatës.
c)  Anëtarë miq jane ata që ndihmojnë shoqatën herë pas here si në mënyre financiare ashtu edhe ideale. Anetarët miq nuk kanë asnjë detyrim financiar dhe kane te drejtën ashtu si edhe
anëtarët e rregullt, të informohen për aktivitetet e shoqatës.I quajm Anëtar Miq sepse në momentin kur do organizojm diçka ata I kemi si Mysafir.

ç)  Anëtarësi nderi: Anëtarësia e nderit i jepet një personi fizik ose juridik si edhe një institucioni për shkakun e një ndihme ose të një pune të veçante që është dhënë për shoqatën e Dollogozhdarëve në Zvicër“ ose për një kontribut dhe vepër te rëndësishme për të mirën e Dollogozhdarëve në përgjithësi.

1.2  Kërkesa për anëtarësi:

1)  Anëtarë të rregullt të shoqatës mund të jenë gjithë Dollogozhdarët që jetojn në Zvicër

2)  Anëtar mik mund të bëhet çdo Dollogozhdar pa marr parasysh se ku banon psh: ( Amerik, Australi, Gjermani , Austri , Itali apo ku do që ai banon )

3)  Kërkesa për anëtaresinë mund të bëhet online në faqen e shoqatës ( www.dollogozhda.eu )
ku shkruan në email : info@dollogozhda.eu

4)  Aprovimi i kërkesës për anëtarësi  bëhet nga kryesia.

5) Statusi i anëtarit të nderit jepet pas një propozimi të kryesisë dhe vendoset në mbledhjen e.përgjithshme.

1.3  Të drejtat dhe kushtet e anëtarëve:
(1)  Të gjithë anëtarët kanë te drëjtë të marin pjesë në takimet dhe aktivitetet tona.
(2)  Të drejtën për votim e kanë vetëm anëtarët e rregullt të shoqatës si dhe anëtarët e nderit
(3)  Anëtarët ndihmojnë në cfarëdolloj mënyre që është e mundur punën e shoqatës dhe jane të detyruar të heqin dorë nga cdo veprim që mund t’i bënte keq shoqatës dhe anëtarëve të saj
(4)  Anëtarët e rregullt janë të detyruar të paguajnë rregullisht kuotat e shoqatës
(5)  Anëtarët e rregullt kanë të drejtën e kandidimit për në kryesi
Kuota vjetore për vitin 2010 është 120 CHF –Për antarët e rregullt dhe më të afërt siç I kemi përmend më lart.
Kuota vjetore për anëtarër MIQ është sipas dëshirës,por edhe ata kan të njejtat të drejta siç I kan anëtarët tjerë.

Konto nr i shoqatës:

UBS Sparkonto CHF
IBAN CH310027  2272 3129 20M1 U

Konto-Nr. 272-312920.M1U
Kunden-Nr: 272-312920
BIC UBSWCHZH80A

Inhabet Auswanderer des Dorfes Dologozda
MWst- Nr. 4311842