Procesverbali i Mbledhjes së Shoqatës së Dollo. në Zvicër *09.05.2010
Procesverbal, shkruar nga Sekretari i shoqatesz.Vezir Dervishi.
Pikat e rendit të ditës:
1. Cështja e Xhamis
2. Turniri që do të mbahet më 27.Qershor 2010 në Winterthur
3. Të ndryshme
1. Mbledhjen e hapi Kryetari i Shoqates z. Përparim Sabriu i cili i falemenderoj të pranishmit për pjesmarjen. Ftesës ishin përgjigjur rreth 70 Persona.Më pas kryetari ia dha fjalën Arkëtarit të Shoqatës z.Shefqet Aliut për të na dhën Detaje më të hollsishme lidhur me grumbulimin e të hollave. Pasi Shefqeti e mori fjalën tregon se deri më sot 09.05.2010 jan grumbulluar rreth 46 000 Franga që dmth. obligimin e tyre Moral e kan kryer deri sot vetëm 70% e Dollogozhdarëve që jetojn në Zvicër.
Për ata që nuk e kan kryer obligimin e tyre moral u mor vendim së bashku me të pranishmit që të ju dërgohet edhe një fletpages e fundit ( Vërejtje ) edhe se kjo është definitivisht fletpagesa e fundit që dërgohet nga Shoqata.
2. Turniri 2010 ne Winterthur:
Përfaqësuesi i sportit z.Nagip Alimi pasi i përshëndeti të pranishmit na tregoj mënyrën se si do të mbahet Turniri këtë vitë.
Turniri këtë vitë do të mbahet më 27.06.2010 në Winterthur. Në këtë Turnir do të marrin pjes një ekip nga vendlindja jonë Dollogozhda e cila do të financohet nga Shoqata. Pas disa minutash debat, kryesi dhe nga të pranishmit u ra dakort që turniri të organizohet në këtë mënyr:
a) Në Turnir kan të drejt të marrin pjesë edhe ekipa që nuk jan nga Dollogozhda.
b) Nga ana e shoqates do të organizohet edhe vendi ku do t’ju jepet mundësi sportistëve për të pirë ( jo alkoholike ) edhe për ngrënje ( GRILL ), sipas dëshirës mund të merrni pjes edhe me Familje, ku do të caktohet një vend i veçant rreth 100 m larg fushës së sportit dhe do të vendosen Tavolina.
3. Të ndryshme
Z.Bajram Dibra pati ni propozim për festën e ardhshme të 28 nëntorit se a do ket mundësi të ketë edhe prej fshatrave përeth si psh.Livadhia, Zhepini apo nga tjer fshatra!
Por në këtë pikë pati pak debat ,mirëpo kryetari I shoqatës z.Përparimi e la që ki propozim të diskutohet në mbledhjen e ardhshme E cila do jetë para festës.



giugno 5th, 2011
admin
Posted in 

