Treguesi

“BUM” i Shoqates Dollogozghdare të Zvicrës në mes të Europës!
“Dollogozhda e vogël” në Zvicër!

Edhe pse ata jetojnë larg vendlindjes gjithmonë interesohen dhe kontribuojnë për Dollogozhdën e tyre me të gjitha mundësitë dhe format që kanë në dispozicion, ata edhe atje në vend të largët tubohen dhe organizojnë një sërë aktivitetesh për ta mbajtur dhe forcuar lidhjen me vendlindjen, me qëllim e vetëm që t’i mbajnë gjeneratat e reja sa më afër traditave dhe trevave shqiptare.
Nga ky vendbanim,në një linjë telefonike që bëm me kryetarin e kryesisë së Shoqatës së Dollogozhdarëve në Zvicër z.Përparim Sabriu,ku sipas tij rezulton se në të gjithë Zvicrën jeton një komunitet i madh me origjinë nga Dollogozhda që numëron deri 600 banor që është një numër i konsiderueshëm i cili vazhdimisht shënon rritje progresive nga viti në vit.
”Në shoqatën tonë të regjistruar si anëtar nga Dollogozhda kemi mbi 200 anëtarë. Kjo e dhënë nuk është përfundimtare, sepse nuk janë regjistruar të gjithë Dollogozhdarët si anëtarë në këtë shoqatë”, thekson Përparim Sabriu.
Ai tregon se dollogozhdarët e Zvicrës gradualisht po integrohen me jetën zvicerane, por pa u shkëputur për asnjë çast nga vendlindja të cilës gjithmonë i kanë dalë krah kur ka pasur nevojë për ta. Shoqata e Dollogozhdarëve në Zvicër gjithmonë ka qenë në ballë të projekteve të realizuar në Dollogozhdë në aspektin dhe rolin e një mbështetësi të fuqishëm financiar për realizimin e tyre.
Ajo ka ndihmuar rindërtimin e Xhamis së re,rregullimin e fushës sportive një projekt shum I rëndësishëm për Rinin Dollogozhdare,po ashtu dikur ka ndihmuar edhe SHKA “Besa”, mos harrojm edhe ndihmat tek klubi futbollistik i fshatit si dhe një sërë projektesh për të cilat është kërkuar ndihma e saj.

Kryetari po ashtu tregon se kjo shoqatë ka ndihmuar edhe në nevojat që kanë dalë përpara në drejtimin e zhvillimeve kombëtare, Dollogozhdarët e Zvicrës kanë bërë detyrën e tyre, prej themelimit të shoqatës 1989, dmth kryesija e vjetër ka punuar edhe në çështjen Kombëtare në ndihmëm financiare në luftrat në Kosovë,Preshevës dhe në luftën e Maqedoniës (2001).
Kryesija e re , I është mirnjohëse kryesis së kaluar për ardhjen e shoqatës deri këtu, dhe ju apelon se përsëri ne jemi bashk dhe qellimet tona jan të përbashkëta.
Planet për të ardhmën jan të shumta, mendohet që edhe shum projekte në të mirën e Dollogozhdës të realizohen pikërisht nga kjo Shoqatë.
Ndërkohë në Zvicër, sipas kryetarit Përparim Sabriu, tash më për çdo vit organizohet një manifestim i madh kulturor me një program të pasur dhe një kolorit të ngjeshur artistik, duke filluar nga kënga, recitimi, si dhe tematika të tjera, I cili zakonisht mbahet me rastin e festës së flamurit ( 28 Nëntorit) dhe pikërisht mos e harrojm edhe organizimin e Turnirit tradicional I cili organizohet gati çdo vitë në muaj Qershor, për këta informacione ju mund ti gjeni edhe tek web-sajti I shoqatës, www.shoqata.dollogozhda.eu. Në këto aktivitete tubohen pothuajse të gjithë Dollogozhdarët e Zvicrës.
Momentalisht shoqata së bashku me anëtarët e saj është duke u përgatitur për manifestimin në fund të vitit pra më 28 Nëntor 2010,ky manifestim tenton të mbaj më afër mërgimtarët me traditat dhe kulturën e vendlindjes si dhe të afirmoj këto vlera te gjeneratat e reja si dhe të krijojë njohje dhe lidhje të reja brenda këtij komuniteti larg vendlindjes.
Në të ardhmën, me rregullimin e statusit të shoqatës,kjo shoqatë gjat viteve të ardshme kujdes të posaçëm pritet ti kushtohet edhe ruajtjes së gjuhës shqipe të gjeneratat e reja, për të cilën do jenë të angazhuar edhe mësues për orë plotësuese për fëmijët në vendet ku kjo gjë nuk mbulohet nga shteti zviceran.

“Dollogozhdarët janë kudo,por duhet sa ma shum të organizohen për një qëllim “Kulturë,traditë,Fejë ,Komb dhe së fundi për një urë lidhëse mes Dollogozhdës dhe shteteve tjera të botës”